10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Primaret në Tropojë/ Tërhiqet nga gara Feride Rrahmanaj pak orë para nisjes së votimit

Me anë të një postimi në rrjetet sociale gjatë orëve të para të mëngjesit, ajo shkruan se ka vendosur të dorëhiqet nga Primaret pasi sipas saj kjo është një garë e njëanshme dhe e favorizuar nga lart.

“Është një fushatë tërësisht e njëanshme ku simpatizantëve dhe demokratëve po u mohohet e drejta e votës, ku edhe pse formularët u plotesuan konform udhëzimit për Primaret nuk janë në listat e votuesve.

Me gjithë perpjekjet e mia duke ngritur zërin kudo në të gjitha strukturat e PDSH nëpërmjet mesazheve, emailit, bisedave telefonike, takimeve nuk arrita që ju të vendosni me voten tuaj për të zgjedhur kandidatin që ju e deshironi pasi nuk figuroni në listat e votimit për këto Primare” thuhet ndër të tjera në postimin e Rrahmanajt.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm në orën 08:00 ka nisur edhe votimi, ku demokratët do të zgjedhin kandidatët që do të përfaqësojë PD e grupit të Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Postimi i plotë:

Te nderuar demokrate dhe simpatizante te PD, dega Tropoje!

Pas publikimit te listave rreth ores 19 : 00 dhe verifikimit te tyre nga ana ime me rezultoi se lista e simpatizanteve dhe antareve te PD regjistruar nga kryetaret e seksioneve ( 0446, 0445 ,0441,0443) qyteti Bajram Curri, seksionet Buçaj, Papaj,(0552) , seksioni Gegaj( 0520), Kerrnaje (0511), seksioni Begaj(0514),seksioni Sopot(0514) , seksioni Kovaç  Myhejan (0524) , Kojel ( 0517), Markaj (0456), Lekurtaj (0450), Rosuje (0455) etj jane hequr nga lista mbi 600 simpatizante dhe antare te PD dega Tropoje te gjithe mbeshtetes te mi ne kete fushate.

Po perseritet e njejta skeme si ne zgjedhjet per kryetare te PD dega Tropoje duke mos u dhene te drejten e votes qindra demokrateve dhe simpatizanteve te PD te Tropojes.

Ne keto lista te Primareve kandidate te ardhur nga Tirana qe nuk jetojne, punojne e kontribojne ketu, dhe gjitha investimet e tyre i kane ne Tirane arriten te regjistrojne shume te majte.

Eshte nje fushate teresisht e njeanshme ku simpatizanteve dhe demokrateve po u mohohet e drejta e votes, ku edhe pse formularet u plotesuan konform udhezimit per Primaret nuk jane ne listat e votuesve.

Eshte i vetmi rreth qe nuk kishim perfaqesues nga lart per mbarevajtjen e proçesit ku gjitha strukturat ishin ne sherbim te kryetarit  dhe dyert e selise se PD dega Tropoje ishin pothuajse te mbyllura.

Me gjithe perpjekjet e mia duke ngritur zerin kudo ne te gjitha strukturat e PDSH nepermjet mesazheve, emailit, bisedave telefonike, takimeve nuk arrita qe ju te vendosni me voten tuaj per te zgjedhur kandidatin qe ju e deshironi pasi nuk figuroni ne listat e votimit per keto Primare.

Prandaj ne keto kushte une terhiqem nga kjo gare teresisht e njeanshme te favorizuar nga lart, ku po u mohohet e drejta e votes brenda partise se tyre demokrateve dhe simpatizanteve te Tropojes.

Falenderoj pa fund gjithe mbeshtetesit e mi ne kete fushate dhe kerkoj mirekuptimin tuaj per doreheqjen time sepse Ju  iu mohua  e drejta e votes per te zgjedhur ne keto Primare!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...