10.5 C
Tiranë
Friday, March 27, 2026
spot_img

Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt martesës: ceremonia pritet së shpejti

Pas një periudhe të gjatë lidhjeje dhe stabiliteti publik, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë e tyre të dashurisë: martesën.

Burime për Vip Magazine bëjnë me dije se çifti ka nisur tashmë përgatitjet për ceremoninë, ndërsa data e kurorëzimit pritet të jetë shumë pranë.

Vitin e kaluar, dyshja festuan fejesën në një ambient intim në jug të vendit, në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë, një ngjarje që u pasqyrua gjerësisht nga mediat shqiptare dhe ndërkombëtare.

Që nga publikimi i lidhjes, Princ Leka dhe Blerta janë shfaqur shpesh së bashku në evente publike, duke treguar një raport të konsoliduar dhe një prani elegante, por diskrete.

Detajet e ceremonisë mbeten të rezervuara, por pritshmëritë për këtë ngjarje të veçantë janë të larta, ndërsa çifti pritet të kurorëzojë dashurinë e tyre dhe të hapë një kapitull të ri në jetën personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përplasje në PD para zgjedhjeve: Tabaku pro kandidimit të Salianjit, Berisha: “Është vetëpërjashtuar”

0
Tensionet në Partia Demokratike vijojnë të thellohen teksa afrojnë zgjedhjet e brendshme për kryetar më 23 maj. Deklaratat e fundit nga drejtues dhe ish-drejtues...

Irani kërcënon: “Hotelet që strehojnë ushtarë amerikanë do të jenë objektiv sulmesh”

0
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, teksa ushtria e Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj pranisë ushtarake amerikane në rajon....

Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet...

0
Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet për një skenar të ri politik Prej kohësh, në qarqet politike...

Berat: Arrestohet 39-vjeçari për abuzim me mbesën 15-vjeçare

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Berat, ku një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur...

Konfindustria: Ndërhyrja për çmimet e karburanteve e domosdoshme, por e vonuar

0
Konfindustria ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordit të Transparencës, duke e konsideruar këtë hap...