26.7 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Ish-Presidenti Alfred Moisiu në Reanimacion pas problemeve me frymëmarrjen

Tiranë – Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pas komplikacioneve shëndetësore që shfaqi.

Burimet mjekësore bëjnë të ditur se zoti Moisiu paraqiti vështirësi në frymëmarrje dhe menjëherë u shtrua në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv.

Sipas informacioneve nga stafi i spitalit, “I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll gjendjen e ish-Presidentit”. Për momentin, parametrat jetësorë janë stabël, ndërsa mjekët po vlerësojnë situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje të nevojshme.

Situata po ndiqet nga afër nga stafi mjekësor dhe autoritetet shëndetësore, ndërsa qytetarët presin përditësime mbi gjendjen e ish-kreut të shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më dhunuan sapo dola nga banesa’/ Sulmohet analisti Ilir Demaliaj, policia shpall në kërkim...

0
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar nga dy persona në afërsi të banesës së tij, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime. Nga pamjet e publikuara,...

Mbappé thyen rekord historik: ‘Jam vetëm një hap larg Messit’ – dopieta ndaj Suedisë...

0
Kylian Mbappé ka qenë sërish vendimtar për Francën, duke udhëhequr “Gjelat” drejt një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Suedisë dhe kualifikimit në 1/8-at e Kupës...

Norvegjia kalon në fazën e 1/8-ave të Botërorit, Haaland vendimtar në fund: “Zgjidhëm një...

0
Norvegjia ka siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”, pas një fitoreje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në raundin...

“Mbi 1,900 të vdekur dhe mijëra të plagosur pas dy tërmeteve shkatërruese”/ OKB paralajmëron...

0
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor vijon të përkeqësohet ndjeshëm. Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka...

Rekord historik për temperaturën e oqeaneve/ Shkencëtarët japin alarmin për ngrohjen globale

0
Temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në mbarë botën kanë arritur një rekord të ri historik gjatë muajit qershor, sipas të dhënave të publikuara nga Observatori...