35.9 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Prishet muri rrethues i varrezave në Patos, besohet se është bërë e qëllimshme

Prishja e murit rrethues të varrezave publike në Patos besohet se është e qëllimshme.

Një fakt i tillë është pohuar për mediat nga Artjol Hoxha, Drejtor i agjencisë së shërbimeve publike Bashkia Patos. Në fjalën e tij Hoxha shprehet se ky investim është bërë nga bashkia ndaj rrëzimi i murit është i qëllimshëm.

Akuzat shkojnë ndaj bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë për bërjen e qivureve dhe zhvillimin e ceremonive mortorë. Sipas tij, muri është shembur në formë hakmarrje dhe për këtë është bërë edhe denoncimi në polici.

Prej dy muajsh bashkia patos po punon për rrethimin e varrezave, çka sipas kreut të agjencisë së shërbimeve publike prish interesa të caktuara, duke hedhur dyshime të forta në prishjen e qëllimshme të murit.

Ndërsa për banorët shprehen se më parë varrezat ruheshin nga roja dhe përgjegjës ndërsa sot personat që punësohen nuk qëndrojnë në vendin e punës.

Varrezat publikë të bashkisë Patos janë në rrugën kryesore që përshkohen nga banorë e drejtues mjetes të fshatrave përreth ndaj kërkohet që personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...

“Nagelsmann nën presion pas eliminimit”/ Trajneri i Gjermanisë: “Dua të vazhdoj, por jo gjithçka...

0
Kontrata e Julian Nagelsmann me kombëtaren gjermane shtrihet deri në Kampionatin Evropian 2028, por eliminimi i parakohshëm i Gjermanisë nga Kupa e Botës ka...

“Shfaqet me unazë miliona dollarëshe në Miami”/ Georgina Rodriguez tërheq vëmendjen gjatë pushimeve

0
Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave gjatë një paraqitjeje në plazhet e Miamit, ku u fotografua duke shijuar...

“Forcohet krahu lindor i NATO-s”/ Gjermania dhe Holanda marrin komandën e forcave tokësore në...

0
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka mbërritur në Estoni për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të komandës së forcave tokësore...