8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Problematikat e Drejtësisë: Thirrja për Reformë nga Korreshi

Ish-deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshi ka shtruar një sërë problematikash në Komisionin e Ligjeve, ku u fol për sistemin e drejtësisë.

Korreshi theksoi se ka në gjykata në Tiranë vendime absurde, të njerëzve që kanë vdekur dhe presin që të marrin vendim për vend pune ose ka çifte të ndara, që ndërkohë që janë në process për ndarjen, njëri nga partnerët ka bërë fëmijë me partnerin e ri. Sipas Korreshit, drejtësia duhet të jetë më e shpejtë që të jetë më efikase.


Saimir Korreshi:

Të bëjmë pyetje edhe ne fshatarët. Vij nga sistemi i shtremtësisë, sepse dajakun e kanë ngrënë gjithmonë avokatët. E kam thënë se sistemi i drejtësisë do kthehej siç ka qenë. Kam qenë i bindur për këtë, sepse gjyqet në rrethe mbaronin ku gjendej zgjidhje brenda një afati të arsyeshëm. Sot proceset zgjasin pa fund. Ka raste që avokati ikën nga vetingu ose transferohet dhe çështja kthehet nga A. Gjendja civile është për turp e faqe e zezë. Ka pasur raste të ndarjeve, kur teksa bëhet ndarja e çiftit, ndërkohë njëri nga partnerët bën fëmijë me partnerin apo partneren e ri. Sekretarët e gjykatave kanë ngarkesë të madhe. Avokatët nuk bëjnë mbrojtje të mirë, sepse nuk ju jepet mundësia ta lexojnë dosjen. Të gjithë gjyqtarët e Lushnjës i çuat në Vlorë dhe nuk erdhi njeri në Tiranë. Ka dosje që njerëzit kanë vdekur dhe presin të marrin vendim për vend pune dhe kjo është skandal. Duhet të rregullojmë edhe sistemin e drejtësisë, që nuk ka lidhje me SPAK, por është drejtësi për qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...