8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Probleme me identifikimin elektronik të votuesve në të gjithë vendin, nga Shkodra në Tiranë

Kur ka kaluar një orë nga nisja e procesit të votimit në të gjithë vendin, në disa bashki të ndryshme raportohen problematikat e para sa i takon identifikimit elektronik.

Gazetarët e Fax News që raportojnë nga të gjithë qytetet e vendit, raportojnë problematika duke nisur nga Shkodra, në Kamëz e Vorë.

Në Qarkun Shkodër raportohet se në rreth 80 qendra votimi ka probleme me pajisjen PEI të identifikimit elektronik.

Probleme me paisjen e identifikimit elektronik raportohen dhe në disa qendra votimi në Durrës, ku burime bëjnë me dije se ka nisur në mënyrë manuale me lista identifikimi i qyetarëve.

E njëjta problematikë është shfaqur dhe në Kavajë, ndërkohë që vonesa në nisjen e votimit ka pasur në disa qendra në qytetin e Vlorës.

Sa i takon Elbasanit, ku po ashtu do të votohet në mënyrë elektronike, në një qendër votimit në Lagjen Vullnetari, komisionerët nuk kanë pasur kodin e hapjes së materialeve zgjedhore, dhe për këtë shkak votimi ka nisur me vonesë.

Edhe në disa qendra të tjera ka probleme me ndezjen e pajisjeve.

Probleme me pajisjen PEI ka pasur dhe në Tiranë, ku në 2 prej 6 qendrave të votimit në shkollën “Dora d’istria” nuk ka nisur ende votimi.

Në QV 1980, nuk është paraqitur operatori i PEI, po në këtë qendër janë ngatërruar pajisjet PEI me një tjeter QV.

Edhe në Korçë, në 4 prej qendrave të votimit nuk ka nisur ende procesi për shkak se pajisja PEI nuk funksionon.

Edhe pse janë hedhur miliona euro për identifikimin elektronik të zgjedhësve, edhe në këtë 14 Maj, jemi ende larg një procesi model zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...