5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Procedohet 30-vjeçari në Ksamil për aktivitetin e Këmbimit Valutor pa licencë

Një 30-vjeçar në Ksamil është proceduar penalisht pasi ushtrohej pa licencë në aktivitetin e këmbimit valutor dhe nuk lëshonte kupona tatimorë. Po ashtu, ai kishte punësuar punonjës të pasiguruar. 30-vjeçari, i cili është administrator i këtij subjekti, është ndaluar nga policia.

Gjatë kontrollit në subjektin e administruar nga 30-vjeçari, u sekuestruan si prova materiale 98,896 lekë, 368 euro, 26 paund dhe 2 laptopë. Materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.

Ngjarja lidhet me një incident të ndodhur më datë 17.08.2024, ku një 26-vjeçar u arrestua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Sarandë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e qarkullimit rrugor të Sarandës gjatë përpilimit të procesverbalit të një shkeljeje rrugore (parkim i gabuar) në rrugën “Butrinti”, përballë një subjekti privat të administruar nga vëllai i tij. Pas këtij incidenti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, falë informacionit të marrë nga qytetarët, zbuluan se në këtë subjekt ushtrohej aktiviteti i këmbimit valutor pa licencë.

Gjatë kontrollit të kryer, u konstatua se shtetasi D. M., administrator i subjektit, ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë dhe nuk lëshonte kupona tatimorë për shërbimet e ofruara, si dhe kishte punonjës të pasiguruar. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasin D. M., 30 vjeç, banues në Ksamil.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...