5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Projektet e PPP-ve/ Rama: “Ka pasur arsye prokuroria të dyshojë që është bërë korrupsion, secili mban përgjegjësi për veten në raport me ligjin”

Kryeministri Edi Rama ka pranuar këtë të premtë në Dibër se në projektet e PPP-ve, ka pasur raste korrupsioni. Por kryeminstri tha se kush ka përfituar, mban përgjegjësi për veten e tij.

Akuza e opozites per vjedhjen permes PPP-ve te 450 milione eurove, Rama tha se kjo eshte rrenë.

“Po shihja sot shpenzimet për PPP-të e famshme. Janë rreth 40 milionë në vit të gjitha. Për cfarë? Se këta 450 milionë i vodhën, si i vodhëm? Ato janë për 30 vjet. Dmth kur kalamajtë shokët e Zahos të bëhen sa ata që janë këtu, nuk janë para që kanë dalë e i kanë marrë, paguhen vit pas viti që të pastrohet, të mblidhen plehrat, mos i marri lumi e të përpunohen.

Të tjerat janë që kur shkojnë gratë të lindin fëijë apo ata që kanë nevojë për operacion mos infektohen mbrapa si infektoheshin kur operoheshin me gërshërët me një dhëmb që në kohën e dashurisë me Kinën, por me materiale mjekësore standarti i fundit.

Instrumentet sterilizohen me standartet e BE, infeksionet post operatore kanë rënë fare se nuk ka më gërshërë nga ata.

Janë për analizat mjekësore, të gjitha këto në sistemin tonë merren falas nga njerëzit, por këto kushtojnë e për këtë paguan shteti.

Këta e bënë legjendë 450 milionë, nuk ekziston, është rrenë e madhe shumë shkurt muhabeti.

Patjetër që në këtë proces ka pasur arsye prokuroria të dyshojë që është bërë korrupsion. Kush ka përfituar për të bërë një rrugë e dy punë, se puna është bërë, faktet janë atje, puna është atje, ka punën e vet me drejtësinë, Secili mban përgjegjësi për veten në raport me ligjin”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...