10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq 2 persona për pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit E.H. dhe A.H. për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Procedimi penal, i regjistruar në vitin 2023 mbi bazën e të dhënave të mbledhura në një procedim tjetër penal që përfshin të njëjtët të pandehur për vepra penale në fushën e narkotikëve, ka zbuluar se ata nuk kanë pasur burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë e tyre prej 40.800 Euro dhe 3.000 USD, të sekuestruara në banesën e tyre. Në të njëjtën datë, autoritetet sekuestruan edhe një sasi të konsiderueshme lënde narkotike dhe zbuluan bimë narkotike të kultivuara në pronën e tyre.

E.H. dhe A.H. akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë fshehur ose mbuluar natyrën dhe burimin e pronësisë ose të drejtave mbi pasuritë, duke qenë të vetëdijshëm se këto pasuri ishin produkte të veprimtarive kriminale. Gjatë hetimeve, organi i akuzës ka kryer një verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të tyre, duke përfshirë edhe personat e lidhur me ta, për të identifikuar pasuritë dhe për të verifikuar burimet e ligjshme të tyre.

Rezultatet e hetimit treguan se pasuria e zotëruar nga të pandehurit, e cila përfshin 6 automjete dhe një sasi të parave cash prej 8.778.866 lekësh, nuk justifikohet nga burime të ligjshme të ardhurash. Prokuroria konkludoi se këto pasuri nuk përligjen me të ardhurat apo fitimet nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara nga të pandehurit dhe familjarët e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...