16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq 3 persona për dëmtimin e habitatit në Zonat e Mbrojtura të Lumit Vjosë

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq tre shtetas të akuzuar për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” për veprimet e kryera në Lumin Vjosë, i cili është shpallur zonë e mbrojtur dhe Park Natyror. Personat që janë dërguar në gjyq janë A.L., F.S., dhe E.L.

Hetimet e kryera nga Prokuroria kanë zbuluar se të pandehurit kanë kryer veprime të paligjshme në shtratin e Lumit Vjosë duke marrë zhavorr, një material inerte, në kundërshtim me legjislacionin për zonat e mbrojtura. Kjo ka shkaktuar një përkeqësim të rëndë të habitatit natyror, i cili ndodhet brenda një “rezervë strikte” që ndalon çdo aktivitet njerëzor.

Veprimet e të pandehurve janë bërë përmes një aktiviteti të organizuar, ku A.L. është akuzuar si organizator i veprimtarisë dhe administrator i shoqërive që përfitonin nga materialet e paligjshme, ndërsa F.S. dhe E.L. kanë ndihmuar në realizimin e aktiviteteve të paligjshme si drejtues kamioni dhe fadromist.

Sipas hetimeve, ky aktivitet ka filluar që nga viti 2014 dhe ka sjellë një dëmtim të mjedisit të vlerësuar në 3.000.000 lekë. Prokuroria ka theksuar se do të vazhdojë hetimet për raste të tjera që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin e aktiviteteve ilegale në zonat e mbrojtura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...