13.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Prokuroria e Përgjithshme konfirmon dënimin e Irena Gjokës në Greqi, Bushkolaj: Reforma në drejtësi u përdor për të goditur opozitën

Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar zyrtarisht se dokumentet e publikuara në media dhe nga opozita, që lidhen me dënimin penal të gjyqtares Irena Gjoka në Greqi, janë të vërteta dhe autentike. Sipas këtij konfirmimi, Gjoka ka qenë e dënuar dhe e dëbuar nga Greqia për falsifikim pasaporte dhe vize.

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin politik mbi reformën në drejtësi dhe rolin e institucioneve të reja, veçanërisht në raport me vendimmarrjen ndaj figurave të opozitës.

I ftuar në emisionin “Task Forcë”, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se ky zhvillim provon, sipas tij, se reforma në drejtësi është përdorur si instrument politik për të goditur opozitën dhe për të favorizuar pushtetin. Ai deklaroi se vendimet e marra nga Irena Gjoka kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në proceset zgjedhore të viteve të fundit.

“Vendimet e saj në raport me liderët e opozitës kanë impaktuar dhe kanë minuar në tërësi procesin zgjedhor, që nga zgjedhjet e pjesshme vendore, tek zgjedhjet vendore dhe deri te zgjedhjet e 11 majit. Ky është një dëm kolosal me pasoja afatgjata”, u shpreh Bushkolaj.

Sipas tij, rasti i Irena Gjokës ka peshë shumë më të madhe se rastet e përfshira në ligjin e dekriminalizimit, pasi ajo ka mbajtur edhe detyrën e drejtuese e komanduar e GJKKO-së, një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi, në bashkëpunim me SPAK-un.

Bushkolaj kritikoi gjithashtu rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se, ndërkohë që dosjet ndërkombëtare flasin për grupe kriminale me pasuri që arrijnë miliarda euro, sekuestrimet në Shqipëri kanë qenë minimale.

“Dosjet belge flasin për pasuri që kapin shifrën e 6 miliardë eurove nga trafiku i kokainës, ndërsa autoritetet shqiptare kanë sekuestruar vetëm rreth 6 milionë euro në disa vite”, tha ai.

Në këtë kontekst, gazetari përmendi edhe raste konkrete, si dosjet që lidhen me tenderat, përmbytjet në Durrës dhe aktivitetin e paligjshëm të call center-ave, duke pretenduar se mungesa e veprimit të drejtësisë ka lejuar vijimin e abuzimeve dhe ka minuar besimin publik te institucionet.

Sipas Bushkolajt, zvarritja për rreth 20 muaj e çështjes që lidhet me Irena Gjokën tregon, sipas tij, një koordinim institucional, për një proces që në kushte normale ligjore do të duhej të përfundonte brenda pak muajsh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...