32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për ish-zëvendës drejtorin e OFL Artan Shkëmbi, dosja e tij pritet t’i kalojë gjykatës për shqyrtim

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për ish-nr.2 të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbin dhe ka çuar dosjen e tij për gjykim.

Ndaj Shkëmbit është ngritur akuza e zbulimit të akteve sekrete.

Dosja pritet t’i kalojë gjykatës për shqyrtim. Prokuroria kërkon që Shkëmbi të vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra.

Fillimisht rasti i Artan Shkëmbit u hetua nga SPAK e cila më pas shpalli moskompetencë dhe ia kaloi Prokurorisë së Tiranës.

Sipas SPAK, nuk provohet të ketë kryer veprën penale të korrupsionit. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po kryente hetime për Shkëmbin që prej muajit shtator të vitit të kaluar, kur ai u pezullua nga detyra.

Pezullimi i Artan Shkëmbit erdhi pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...