14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre akuzë për Krime Lufte ndaj serbit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit Z.N, i nacionalitetit serb, për krime lufte. Ai akuzohet për dhunë seksuale ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, hetimet kanë konfirmuar se gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitet 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale ndaj viktimës, duke përbërë kështu një krim lufte kundër popullsisë civile, sipas nenit 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së.

Çështja penale tani i është kaluar Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtejshme. I pandehuri është në paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake, dhe do të mbetet nën këtë masë deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

“Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, çështja penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtejshme. “I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës”, thuhet në njoftim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...