27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Të shtëna me armë në drejtim të makinës së një 46 vjeçari ne Berat, policia në kërkim të autorëve

Rreth orës 16:10, në rrugën e fshatit Dushnik, u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Altin Halili, 46 vjeç, banues në Berat dhe person me precedentë kriminalë. Si pasojë e të shtënave nuk pati persona të lënduar, por automjeti i Halilit u përfshi në sulm.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe Shqiponja të DVP Berat, si dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, arritën në vendngjarje. Një grup hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, u ngrit për të hetuar rrethanat e incidentit.

Gjatë kontrolleve të zonës, në fshatin Kozare, policia gjeti një automjet që po digjej dhe dyshohet se mund të jetë i autorëve të sulmit. Nga veprimet e shpejta dhe informacionet e grumbulluara, dyshohet se autorët janë nga qarku Fier.

Policia ka angazhuar edhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Njësinë Fier në ndihmë të operacioneve për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pjesë e hetimeve janë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve përkatëse.

Për arsye të hetimeve, nuk jepen detaje të tjera mbi këtë rast. Veprimet hetimore dhe operacionale vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht këtë ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...