10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Propozimet e Bashës për krizën energjetike/ Rama rrëzon propozimet: “Kërkesat ‘bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut”

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot edhe planin e propozuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për t’iu përgjigjur krizës energjetike.

Kryeministri  Rama i ka rrëzuar propozimet me 7 pikat të Partisë Demokratike, që sipas selisë blu miratimi i tyre do t’i vinte në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga heqja e taksës mbi karburantet, si dhe uljen e TVSH në 6 % për ushqimet.

Ai kujtoi ‘piramidat’ dhe i cilësoi atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut propozimet për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës dhe heqjen e taksës për karburantet,pasi sipas tij shteti me mbledhjen e kontributeve, u vjen në ndihmë më pas qytetarëve.

“Së pari njëherë unë do t’ju kërkoj juve të verifikoni atë që thashë dje në parlament dhe atë që thashë sot. Verifikoni çmimin e naftës në 2013, i dieselit dhe benzinës. Sa ka qenë në pikat e karburantit të RSH. Sa e kanë blerë drejtuesit e automjeteve karburantin në Shqipëri në 2013? më lirë apo më shtrenjtë se sot? Vetëm kaq, pastaj diskutojmë të tjerat. Teoria ul këtu, hiq atje. janë para që ikin dhe pastaj me çfarë do i bëjë qeveria mbrojtjet. Nëse heqim të gjitha mundësitë financiare që krijohen nga kontributet, me çfarë. Sa paguajnë qytet atje për shtetin në Francë, Gjermani, nga kontributet. Sa paguajnë sigurime shoqërore atje për të marrë një pension më të lartë. Bëni krahasimet. Në aspektin e instrumenteve të mbrojtjes ne jemi shumë të qartë se çfarë do bëjmë, kurse këto kërkesat bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut. Nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vehbiut.

Qëllimi është që ta mbrojmë konsumatorin, por të mos cënojmë në tërësi planet e rritjes së mëtejshme ekonomike. Ekonomia rritet me rritje të prodhimtarisë, rritje të investimeve. Edhe në kohën e tërmetit, edhe pandemisë, ndaj e kemi sot rritjen më të lartë në rajon, dhe atyre që nënqeshin apo bëjnë ironi ju them që rritja 18% nuk është një rritje e ekonomisë 18% më shumë sec ishte para të se të rrëzohej, por një rritje e fuqishme para se të rrëzohej. Sot kemi në punë më shumë njerëz seç kishim para pandemisë.

Heqja e TVSH nuk ka treguar historikisht se kjo ul çmimet, se cmimet i vendos tregu dhe shteti në një sistem ekonomie kapitaliste tregu s’ka asnjë kapacitet ti imponojë privatëve sa duhet ta shesin produktin e tyre.

Kurse energjia vjen nga fakti që ne kemi mundësi të ushtrojmë një kontroll të caktuar mbi cmimin se këtu është edhe shteti në mes si prodhues dhe si shpërndarës, se po të ihsim si Spanja, që sot e ka problemin që s’ka më shteti asgjë e duhet të flasë me privatët, në prodhimin e energjisë e ka të gjithë private, Britania, s’ka më shteti asgjë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...