5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Protesta e pedagogëve/ Salianji: “Sot shqiptarët janë 20% më të varfër nga ato që kishin”

Duke u ndalur te greva e pedagogëve dhe situata ekonomike, Deputeti i PD-së Ervin Salianji tha sot në Kuvend se qeveria i çon paratë te kompanitë private dhe të varfërve iu merr shpirtin.

Ai përmendi dy kompani sipas tij që kishin deklaruar vitim njëra 17 mln euro dhe tjetra mbi 20 mln, duke theksuar se kanë marrë para nga qeveria, nga taksat.

“Më bëri përshtypje në një debat dje dhe po e them si sot PS dhe qeveria po përpiqet që ta menaxhojë dhe ku i çon paratë. Janë ngritur pedagogët, studentët, shtresat në nevojë që nuk marrin paratë që iu takojnë dhe që dalin nga taksapaguesit shqiptarë.
Çmimet janë rritur mesatarisht 30 %, ndërkohë që ju keni propozuar për t’iu dhënë të gjitha shtresave 10% rritje në çdo nivel. Sot shqiptarët janë 20% më të varfër nga ato që kishin. As nuk i keni indeksuar dot dhe paratë që mbledh shteti më shumë, thuajse 400 mln euro i çon te kompanitë private. E keni kaluar këtu me akt normativ, me ligji. Dy prej kompanive oligarke pashë dje që marrin tendera publike, njëra kishte deklaruar 17 milionë euro fitim, tjetra 20 mln e kusur fitim, njëra quhej Gjoka, tjera quhej Albstar, kanë marrë para nga ju, nga taksat, nga qeveria. Ata që janë të pasur juve ju i jepni lekë. Ata që janë të varfër iu merrni shpirtin, ata që janë të pamundur i lini akoma më keq aty, në mbijetesë për të ikur. Pse nuk dalin më ministrat te këto ndërtimet e paligjshme, të paktën t’i shohim kush janë. Cilët janë këto kompani që vazhdojnë ndërtojnë. Logjika e kësaj qeveria është të ndajmë paratë me njeri-tjetrin dhe të godasim të varfrit, të pamundurit dhe shtresën e mesme që t’i largojmë nga ky vend”, deklaroi Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...