31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Protesta për përdhunimin e 11-vjeçares/ Reagon Meta: “Solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona”

Teksa pasditen e sotme në kryeqytet do të mbahet një protestë për solidarizim me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Prishtinë ku një 11-vjeçare u përdhunua, vjen një reagim nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta, ka shprehur mbështetjen për protestën që pritet të mbahet në orën 18:30 në sheshin Nënë Tereza.

Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se solidarizohet me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj këtij krimi.

Ai shton gjithashtu se drejtësia duhet t’u jap dënimin e merituar personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

MESAZHI I METËS

“Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.

Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...