Në Tel Aviv, qindra protestues mbajtën një demonstratë të shtunën ku kërkuan lirimin e izraelitëve të mbajtur peng nga grupi militant Hamas në Rripin e Gazës. Ata gjithashtu akuzuan kryeministrin Benjamin Netanyahu për pengimin e negociatave që mund të çonin në një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Familjarët e izraelitëve të mbajtur peng kanë shprehur zhgënjim ndaj qeverisë së tyre për mungesën e progresit në negociatat me Hamasin. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve. Rrugët kryesore të qytetit u bllokuan nga qindra protestues, dhe shtatë persona u arrestuan nga policia gjatë demonstratës.