23.5 C
Tiranë
Monday, April 13, 2026
spot_img

PS çel fushatën në Lushnje/Balla: Ne startojmë fushatën sot, ti kërkojmë populit të Lushnjes votëbesimin”

Partia Socialiste do të çelë sot zyrtarisht fushatën për Bashkinë e Lushnjes. Lajmin e bën të ditur drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në garë për Bashkinë e Lushnjes nga ana e socialistëve është kryetarja aktuale Eriselda Sefa.

Zgjedhjet në Bashkinë e Lushnjes janë të parakohshme pas arrestimit të Fatos Tushes nën akuzën e korrupsionit me tenderat dhe shpërdorimit të detyrës.

Zyrtarisht sipas KQZ fushata për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit do të zgjasë dy javë.

Postimi i Ballës:

Erdhi e mirëpritur kjo fushatë e pjesshme zgjedhore në Lushnje. Them e mirëpritur sepse duhej miratimi i i domosdoshëm i popullit të kësaj bashkie për ekipin që duhet të zbatojë shumë projekte dhe punë të mëdha në këtë bashki.

Me Eriselda Sefa vetëm në pak javë startoi një qasje e re në administrimin e bashkisë. Eksperienca e saj prej 16 vitesh në qeverisjen vendore me fokus tek projektet me donatorët e huaj, e dhanë menjeherë efektin pozitiv, megjithë kohën e shkurtër.

Eriselda ka nevojë për votëbesimin masiv të lushnjarëve për të vazhduar punët e nisura, për të hapur kantiere të reja punësh publike dhe infrastrukturës bujqësore sëbashku me ekipin e saj. Unë kam nderin të drejtoj Partinë Socialiste në Lushnje në këtë fushatë të parë timen aty dhe e di shumë mirë se çfarë duhet të ndryshojmë dhe bëjmë më mirë që lushnjarët të na japin miratimin e tyre.

Mbështetja e Kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë për punët e mëdha që kemi filluar dhe që do të fillojmë është në fakt çelësi dhe garancia e angazhimit tonë për të kërkuar votëbesimin dhe mbajtur fjalën e dhënë.

Sot në orën 16.00, në Pallatin e Kulturës që mban emrin e një lushnjareje të madhe – Vaçe Zela, ne startojmë fushatën tonë për t’i kërkuar popullit të mrekullueshëm dhe punëtor të Lushnjes votëbesimin për Eriselda Sefa

Faleminderit!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e meritonte finalen”, Edisa Demollari komenton Brikenën dhe Mateon: “E kanë lojë”

0
Në rubrikën “Trotuar” në emisionin E Diell, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka komentuar marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe...

Vlorë/ 5-vjeçari bie nga ballkoni i banesës, humb jetën në spital

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 5-vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga...

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...