33.9 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

PS dhe PD nuk arrijnë dakordësi për listën e kandidatëve nga Avokatia

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD) në nënkomisionin Ad Hoc të Ligjeve nuk ranë dakord për listën e kandidatëve nga avokatia, duke shtyrë zgjedhjen e tyre shumë përtej afateve ligjore.

Nënkomisioni Ad Hoc i Ligjeve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) nuk arriti të gjejë konsensus të martën për përfshirjen e kandidatëve të skualifikuar në listën e kandidatëve të kualifikuar nga radhët e avokatisë. Kjo listë do të përdoret për të zgjedhur dy anëtarë të rinj për secilin këshill.

Anëtarët e mazhorancës votuan kundër propozimit të opozitës për të përfshirë në garë edhe emrat e skualifikuar nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, me pretendimin se përzgjedhja e tij kishte prapavijë politike dhe kishte përdorur dy standarde në kriteret e skualifikimit.

Kandidatët e skualifikuar nga Gjonçaj janë Përparim Kalo, Alban Alimema, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj dhe Albana Tushe. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, propozoi futjen e tyre në listën e kualifikuar, por mazhoranca votoi kundër duke rrëzuar përfshirjen e tyre në garë.

Sipas Bardhit, votimi tregoi se deputetët e PS dhe qëndrimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit përputhen gjithmonë, gjë që, sipas tij, “provon se përjashtimet e tij kanë qenë politike në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.” Por Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, i kërkoi kolegut opozitar që të mos paragjykonte vendimmarrjen në këtë strukturë dhe të respektonte procedurën ligjore.

Më pas, nënkomisioni vendosi që për kandidatët e kualifikuar të votohet të enjten pasi t’u jepet mundësia të shpalosin platformat e tyre në një seancë dëgjimore. Sipas raportit të Gjonçajt, kandidatët e skualifikuar nuk plotësojnë kriteret ligjore, kryesisht pasi nuk justifikojnë punën e pandërprerë si avokatë në 10 vitet e fundit apo për ‘detyrime tatimore’.

Në listën e kandidatëve të kualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm, nga e cila do të përzgjidhen 2 anëtarët e rinj në KLGJ, në vendin e parë renditet avokatja Eris Hysi e ndjekur nga Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola. Ndërsa listën e kandidatëve për dy vende në KLP e kryeson Erind Mërkuri, i ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...