25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

PS ngre 2 Komisione Parlamentare për Anti-Korrupsion dhe Dezinformimin

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend dy projektvendime për ngritjen e komisioneve parlamentare për anti-korrupsionin dhe dezinformimin. Këto komisione pritet të miratohen në seancën e ditës së sotme.

Komisioni Anti-Korrupsion

Komisioni Anti-Korrupsion do të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët do të përfshijnë kryetarët dhe zv/kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian. Kryetari do të jetë përfaqësues i shumicës parlamentare, ndërsa zëvendëskryetari do të jetë nga pakica parlamentare.

Komisioni për Luftën Kundër Dezinformimit

Përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Luftën Kundër Dezinformimit është si më poshtë:

1. Erjon Braçe, Kryetar (PS)
2. Etilda Gjonaj, Sekretare (PS)
3. Bledar Çuçi, Anëtar (PS)
4. Pandeli Majko, Anëtar (PS)
5. Mimi Kodheli, Anëtare (PS)
6. Enslemvera Zake, Anëtare (PS)
7. Anëtar/e (PD)
8. Anëtar/e (PD)
9. Anëtar/e (PD)
10. Mesila Doda, Anëtare (Demokraci dhe Integrim)
11. Fatmir Mediu, Anëtar (Aleanca për Ndryshim)

Anëtarë Zëvendësues:

1. Bardhyl Kollçaku, Anëtar Zëvendësues (PS)
2. Alban Xhelili, Anëtar Zëvendësues (PS)
3. Anëtar Zëvendësues (PD)
4. Anëtar Zëvendësues (PD)

Komisioni për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin

Përbërja e Komisionit për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian është si më poshtë:

1. Fatmir Xhafaj, Kryetar (PS)
2. Klotida Bushka, Anëtare (PS)
3. Eduard Shalsi, Anëtar (PS)
4. Etilda Gjonaj, Anëtare (PS)
5. Evis Kushi, Anëtare (PS)
6. Toni Gogu, Anëtar (PS)
7. Jorida Tabaku, Anëtare (PD)
8. Dhurata Tyli, Anëtare (PD)
9. Sorina Kote, Anëtare (PD)
10. Flutura Açka, Anëtare (PD)
11. Anëtar (PD)

Anëtarë Zëvendësues:

1. Milva Ekonomi, Anëtare Zëvendësuese (PS)
2. Erion Braçe, Anëtar Zëvendësues (PS)
3. Anëtar Zëvendësues (PD)
4. Anëtar Zëvendësues (PD)

Reagimi i Opozitës

Partia Demokratike ka reaguar kundër ngritjes së komisioneve, duke paralajmëruar bojkotin. Deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka shprehur shqetësimin e saj përmes rrjeteve sociale, duke akuzuar mazhorancën për ngritjen e komisioneve që rrezikojnë demokracinë dhe duke shprehur mosbesim ndaj nismës së Partisë Socialiste.

Açka theksoi se ngritja e këtyre komisioneve është një përpjekje për të kontrolluar proceset demokratike dhe për të tredhur SPAK-un. Ajo ka paralajmëruar se ngritja e komisioneve do të jetë një goditje ndaj demokracisë në Shqipëri.

Partia Socialiste dhe opozita vazhdojnë të jenë në kundërshtim për çështjet kryesore të vendit, ndërsa ngritja e këtyre komisioneve ka shkaktuar debate të ashpra në skenën politike shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...