9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

PS nis javën me rregulloren e re dhe qeverinë e re: të premten betimi i kabinetit para Presidentit Begaj

Socialistët nuk do të humbasin asnjë ditë kohë. Java e ardhshme pritet të jetë ndër më të ngjeshurat në Kuvend, ku mazhoranca do të miratojë rregulloren e re parlamentare, do të ristrukturojë komisionet dhe do të zyrtarizojë qeverinë e re.

Të hënën, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të mbledhë kryetarët e grupeve parlamentare për të përcaktuar emrat në kryesitë dhe anëtarësinë e komisioneve, si dhe përbërjen e Byrosë dhe delegacioneve parlamentare.

E marta nis me mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, që do të shqyrtojë draftin e ri të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama. Po atë ditë, pasdite, seanca plenare do të votojë me procedurë të përshpejtuar Rregulloren dhe përbërjen e re të komisioneve.

Të mërkurën, Konferenca e Kryetarëve do të vendosë kohën e debatit për programin qeverisës dhe kabinetin e ri. Ndërsa të enjten, Kuvendi do të zhvillojë një debat maratonë mes mazhorancës dhe opozitës, ku Rama do të prezantojë programin e PS-së për katër vitet e ardhshme dhe listën me 17 ministrat e rinj.

Pas diskutimeve, pritet votimi i programit dhe kabinetit. E gjithë java mbyllet të premten, kur pas votimit, qeveria e re do të bëjë betimin zyrtar para Presidentit Bajram Begaj.

Në kuadër të ristrukturimit, numri i komisioneve parlamentare do të rritet nga 8 në 11. Shtatë prej tyre do të drejtohen nga Partia Socialiste dhe katër nga Partia Demokratike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....