27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Dumani shpërthen me akuza: “SPAK tërhoqi urdhrin e arrestit për Taulant Ballën, që mbron Suel Çelën”

Fitim Dumani, në pjesën e dytë të intervistës për emisionin Ma Shqip me Flamur Vezaj, hedh akuza të rënda ndaj politikanëve dhe emrave të botës së krimit, duke vënë në dyshim veprimet e SPAK.

“SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën. Derisa Balla të jetë në politikë, Çela nuk arrestohet, sepse lëviz i lirë në Elbasan,” deklaroi ai.

Dumani tha se kur doli urdhër-arresti për Suel Çelën, u lëshua edhe për Ballën, por “çuditërisht ai u tërhoq”. Ai përmendi edhe prova filmike të siguruara nga dy qytetare në Elbasan, që e kishin parë Çelën duke lëvizur i lirë, të cilat – sipas tij – i disponon edhe SPAK, por nuk ka ndërmarrë veprime.

Një tjetër episod i rëndë që Dumani tregoi lidhet me përpjekjet e Emiljano Shullazit për ta blerë heshtjen e vëllait të tij, Nuredinit:
“Shullazi ofronte 700 mijë euro që Nuredini të tërhiqte dëshminë për Suel Çelën dhe Gent Sharrën. 500 mijë do i jepte Çela, 200 mijë Sharra. Por nuk u bë takimi, sepse ne kishim njoftuar SPAK,” u shpreh ai.

Akuza të forta Dumani hodhi edhe ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke rrëfyer një episod të vitit 2017, ku sipas tij, Meta ishte prezent në një darkë festive të organizuar nga Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”.
“Meta u detyrua të ngrihej e të kërcejë në atë mbrëmje,” tha ai, duke lënë të kuptohet për lidhje të ngushta mes politikës dhe botës së krimit.

Gjithashtu, ai tronditi me deklaratën se urdhri për vrasjen e Aleksandër Ndokës nuk ka lidhje me Durim Bamin:
“Vrasjen e Ndokës e ka urdhëruar një ish-zyrtar i lartë i shtetit, që sot ndodhet në burg,” tha Dumani.

Në intervistë, ai përmendi edhe përfshirjen e Pojës në mbylljen e dosjes së tij për blerje votash për LSI në vitin 2017, si dhe rolin e Fatmir Troplinit në disa ngjarje kriminale.

Ai foli hapur edhe për lidhjet e të vëllait me grupe të fuqishme kriminale, duke përmendur Bajrat e Shkodrës, Vis Maitinajn, Eldi Dizdarin, vëllezërit Çopja, Erjon Alibeajn dhe Talo Çelën.

Në fund, Dumani hodhi hije dyshimi mbi SPAK, duke ngritur pyetje përse është larguar nga programi i mbrojtjes Klevis Alla, i përfshirë në vrasjen e katërfishtë në Durrës.

“Edhe sot ka oferta nga grupe kriminale që vëllai im të heshtë. Por e vërteta nuk blihet me para,” përfundoi Dumani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...