3.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

PS tërheq nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale, opozita kërkon anulim të plotë

Në seancën plenare të sotme në Kuvend, Partia Socialiste ka tërhequr nga rendi i ditës projektvendimin që parashikonte ndryshime në përbërjen e Komisionit të Reformës Territoriale. Vendimi u bë publik nga foltorja e Kuvendit nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Gjatë fjalës së tij, Balla deklaroi se mazhoranca ka vendosur heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës, pa dhënë sqarime të mëtejshme mbi arsyet apo nëse bëhet fjalë për një shtyrje apo për një rishikim të qëndrimit të socialistëve. Ai theksoi se puna në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale do të vijojë.

“E heqim nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale. Do të vijojë puna në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale”, u shpreh Balla në sallën e Kuvendit.

Ky vendim u shoqërua menjëherë me reagime nga opozita. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, e cilësoi të pamjaftueshme heqjen e projektvendimit nga rendi i ditës, duke kërkuar një tërheqje të plotë dhe përfundimtare të ndryshimeve të propozuara.

Sipas Boçit, shtyrja e diskutimit nuk përbën shenjë vullneti politik për konsensus, ndërsa tërheqja e plotë do të ishte sinjal i qartë për respektimin e parimit të bashkëpunimit dhe paritetit në një proces që, sipas opozitës, është trajtuar në mënyrë të njëanshme.

“Duhet të tërhiqeni nga ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale, jo thjesht ta hiqni nga rendi i ditës. Tërheqja tregon vullnetin, shtyrja nuk tregon asgjë”, deklaroi Boçi.

Debati për Reformën Territoriale mbetet një nga çështjet më të ndjeshme politike, me opozitën që këmbëngul për dialog dhe konsensus të gjerë, ndërsa mazhoranca deklaron se procesi do të vijojë në kuadër të Komisionit të Posaçëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...