27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Pse më pe?” dhe “Pse parkon aty?” – Policia zbardh ngjarjen pranë Rinasit, arrestohet pronari i makinës, autori i armatosur ende në kërkim

Policia ka zbardhur konfliktin me armë që ndodhi një ditë më parë në një parkim pranë Rinasit, ku dy të rinj mbetën të plagosur pas një sherri të çastit.

Në përfundim të hetimeve paraprake, është arrestuar Josif Mena, pronari i automjetit me të cilin autorët u larguan nga vendngjarja. Ndërkohë, personi që qëlloi me armë zjarri vijon të jetë në kërkim, dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Gjatë kontrollit të automjetit të përdorur në ngjarje, u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e njërit prej të dyshuarve u sekuestrua arma e zjarrit që dyshohet se u përdor në konflikt.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se sherri ka nisur për arsye banale, pas një përplasjeje verbale me fjalët: “Pse më pe?” dhe “Pse parkon aty?”.

Nga ngjarja mbetën të plagosur Fabjo Arifaj, i cili u qëllua në këmbë me armë zjarri, dhe Grisjan Latifaj, i cili u godit me sende të forta.

Policia ka sekuestruar armën, automjetin dhe provat e tjera materiale, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të armatosur, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...