13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Pse s’ka lekë për mësuesit, për pensionistët?”/ Meta: “Na jepni fuqi, t’ju japim llogari”

Teksa Agon Channel fitoi përfundimisht në përballjen me qeverinë shqiptare, pasi Arbitrazhi i Bankës Botërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama, duke i kërkuar kësaj të fundit që të paguajë 108 milionë euro, vjen reagimi i parë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Nga Kopliku, Meta pohoi se gjoba do paguhet nga qytetarët, ndërsa paralajmëroi dhe të tjera vendime që do të merren nga Arbitrazhi.

“Pse s’ka lekë për mësuesit, për pensionistët? Apo ka lekë vetëm për inceneratorët dhe oligarkët. Falimentoi Vora, një nga vendet më të pasura në Shqipëri për sipërmarrjet, apo ka falimentuar Kavaja. Sot doli lajmi, do ekzekutohet gjoba ndaj Becchettit. Do paguajnë shqiptarët 110 mln euro. Pse?! Për dhunën që bën Rama dhe Veliaj ndaj mediave. Do vijnë gjoba të tjera edhe më të rënda. Mediave duan t’u mbyllin gojën, qytetarëve, opozitës, që të vjedhin në mënyrë skizofrenike. Siç ka ndodhur dhe po ndodh në këtë realitet të hidhur. Në 14 maj rikthehet llogaridhënia. Rikthehet shpresa dhe besimi se këto institucione s’do të jenë mekanizma, kontrolle e zhvatje ndaj qytetarëve.”, tha Meta.

Po ashtu Meta tha se niveli i borxhit është rritur, duke shtuar se në 14 maj t’i kthehet dinjiteti shqiptarëve, përmes ndryshimit.

 

 

“Na jepni fuqi, t’ju japim llogari. Jam i sigurt se modeli ynë do të jetë një model i suksesshëm, i uljes së taksave. Sot e dimë së çfarë bën “Rilindja” me taksat. Asgjë tjetër, vetëm rrush e kumbulla. E dimë se ku ka shkuar niveli i borxhit. Pra duhet një mbështetje më e fortë për koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Jam e sigurt se në 15 maj do të hyjmë në rrugën e ndryshimit në Malësinë e Madhe. Tashmë erdhi koha që të merrni fuqinë që ju takon dhe këtë do ta merrni vetë më 14 maj. Ai që nuk merr pjesë në zgjedhje mund të jetë viktimë e atyre që vendosin për të, dhe tjetra nuk ka të drejtë as të ankohet. Pra në 14 maj t’u rikthejmë dinjitetin të gjithë malësorëve dhe të çelim rrugën për fitoren e madhe dhe ndryshimin historik që do të ndodhë pa asnjë diskutim”, përfundoi Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...