9.5 C
Tiranë
Wednesday, December 4, 2024
spot_img

“Puna e Komisionit duhet të shërbejë si udhërrëfyes”, Blerina Gjylameti, thekson luftën kundër korrupsionit në Komisionin e Monitorimit

Në një mbledhje historike të Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri, Blerina Gjylameti, kryetarja e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit për garantimin e një të ardhmeje të drejtë dhe të barabartë për qytetarët shqiptarë. Ajo theksoi se angazhimi i Shqipërisë për të luftuar korrupsionin është një detyrim jo vetëm ndaj partnerëve ndërkombëtarë, por edhe një domosdoshmëri për të arritur integrimin evropian.

Gjylameti vuri në dukje se hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një moment historik për Shqipërinë, por kjo rrugë do të ketë sukses vetëm nëse ndërtimi i institucioneve të pastra dhe transparente është prioritet. Ajo kërkoi që institucionet e drejtësisë si SPAK, BKH dhe Prokuroria të jenë shembuj të ndershmërisë dhe transparencës dhe të luftojnë korrupsionin në mënyrë të gjithëpërfshirëse, pa pasur ndikime politike.

Organizatat joqeveritare dhe aktivistët kanë një rol të pazëvendësueshëm në monitorimin dhe ndërtimin e presionit pozitiv për përmbushjen e angazhimeve tona. Shoqëria civile është zëri i qytetarëve dhe partneri ynë kryesor për të siguruar që çdo hap përpara të reflektojë nevojat dhe aspiratat e popullit. Në thelb, lufta kundër korrupsionit është një betejë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Pa një sistem drejtësie të drejtë dhe të pavarur, asnjë demokraci nuk mund të funksionojë siç duhet. Për këtë arsye, parlamenti, si institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve, ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Roli ynë në monitorimin e punës së institucioneve të drejtësisë dhe forcimin e llogaridhënies duhet të jetë konstant dhe proaktiv”, nënvizoi ajo. Në përmbyllje të fjalës së saj, Gjylameti theksoi se puna e Komisionit duhet të shërbejë si udhërrëfyes për veprime konkrete në të ardhmen.

“Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme, por sfidat mbeten dhe angazhimi ynë duhet të jetë i palëkundur”, përfundoi Gjylameti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT