13.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë, një muaj paraburgim për mësuesin

Mësuesi nga Deçani, Valentin Selmanaj është njohur ditën e sotme me masën e sigurisë. Selmanaj do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale sulm seksual. Prokuroria e Pejës njoftoi se Selmanaj do të mbahet në paraburgim, ndërkohë që do të merren në pyetje vajza e mitur, e cila ra pre e ngacmimit seksual, si edhe dëshmitarët.

”Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale që i vihen në barrë si dhe faktin se në këtë çështje pritet të dëgjohen dëshmitarët dhe të dëmtuarit, rrethana këto që dëshmojnë se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë vepra të njëjta apo të ngjashme penale apo mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të dëmtuar. Andaj, mbi bazën e të lartcekurave, e me qëllim të zhvillimit të procedurës në mënyrë të drejtë dhe zbardhjes së plotë të gjendjes faktike, gjykata erdhi në përfundim se masa e paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës dhe se masat e tjera nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe mbarëvajtjen e kësaj çështje penale”, njofton Prokuroria.
Mësuesi u filmua në një video skandaloze, ku dukej teksa puthte në buzë 12-vjeçaren brenda ambienteve të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan. Video e filmuar nga nxënësit e shkollës, tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë ka sjellë për pasojë arrestimin e mësuesit pak orë më vonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kosova dërgon ndihma humanitare në Gazë, anija niset nga Turqia

0
Një anije me ndihma humanitare nga Kosova për popullsinë palestineze në Rripin e Gazës është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt enklavës...

Makina bie në pishinë në Francë, shpëtohen nga mbytja nënë e bijë

0
Një nënë dhe vajza e saj 5-vjeçare i shpëtuan mbytjes mbrëmjen e së mërkurës në Francë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin humbi kontrollin...

Horoskopi ditor , e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
Dashi Një ditë që kërkon durim dhe vetëkontroll. Në punë mund të hasni vonesa ose keqkuptime, ndaj shmangni reagimet e nxituara. Në dashuri nevojitet më...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
E shtuna do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët në të gjithë territorin e vendit. Gjatë orëve të paradites priten reshje shiu me...

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...