25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Putin e ka paralajmëruar se NATO herët ose vonë do përçahet/ Biden: “NATO nuk ka qenë kurrë më shumë e bashkuar se sot”

Presidenti Joe Biden ka zbuluar një bisedë me Vladimir Putinin gjatë muajit janar të këtij viti. Në një konferencë për mediat, Biden thotë se Putin e ka paralajmëruar se NATO herët ose vonë do përçahet.

“Putini po mbështetej në ndarjen e NATO-s. Biseda ime me të në dhjetor dhe në fillim të janarit ishte e qartë dhe ne qëndrojmë në kohezion. NATO nuk ka qenë më shumë e bashkuar se sot, Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që synonte të kishte para agresionit në Ukrainë”, u shpreh Presidenti.

Ndër të tjera, Biden ka dhënë një paralajmërim jo të drejtëpërdrejtë ndaj Kinës në rast se ajo ndihmon Rusinë për luftën.

Gjatë deklaratës së tij, Biden tha se Kina i di mirë pasojat ekonomike nëse mbështet Moskën. Ai tha se “nuk bëri kërcënime” gjatë bisedës me homologun kinez, por e bëri të qartë se Xi “i kuptn pasojat e ndihmës së tij ndaj Rusisë”.

“Besoj se Kina e kupton se e ardhmja ekonomike është shumë e lidhur me perëndimin se sa me Rusinë. Shpresoj që ai të mos bashkohet me Putinin”, përfundoi Biden.

Biden ka thënë gjithashtu se SHBA do të përgjigjet nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të përdorë armë kimike. Ai tha se kundërpërgjigja e tyre do të varet nga situata.

“Ne do të përgjigjemi nëse NATO përdor armët kimike. Natyra e përgjigjes do të varet nga natyra e përdorimit”, tha Biden.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...