8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Putin i shqetësuar: “Në Rusi ka mungesë ilaçesh dhe janë rritur çmimet”

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se ka mungesë ilaçesh në Rusi dhe se çmimet janë rritur, pavarësisht se shteti është duke prodhuar më shumë ilaçe të vetat. Ndonëse ilaçet me recetë nuk përfshihen në sanksionet perëndimore, të vendosura ndaj Moskës prej nisjes së luftës në Ukrainë, dërgesat janë goditur nga transporti, dhe problemet me dogana, është thënë në të dhënat e kësaj industrie ruse.

“Ka mungesë të disa ilaçeve, pavarësisht faktit se prodhimi i produkteve farmaceutike në tre çerekët e parë të vitit të kaluar, është rritur për gati 22 për qind”, ka thënë Putin pas takimit me disa zyrtarë të lartë rusë.

“Gjashtëdhjetë për qind e ilaçeve në tregje janë ilaçe të brendshme. Pavarësisht kësaj, kemi deficit të disa ilaçeve dhe çmimet janë rritur”, ka shtuar ai. Pak pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar, është vërejtur rritje e interesimit të rusëve për të blerë më shumë ilaçe.

Rusia, po ashtu, importon sasi të madhe të pajisjeve mjekësore – siç janë stimuluesit kardiakë apo ato për radioterapi – nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dhe është veçanërisht e varur nga makinat që shërbejnë për sëmundje kritike.

 

 

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...