29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Putin me 9 maj për Ukrainën, ja çfarë ka planifikuar

Presidenti rus Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës deri më 9 maj, një veprim që do të mundësonte mobilizimin e plotë të forcave rezervë të Rusisë ndërsa përpjekjet për pushtim vazhdojnë të lëkunden, besojnë zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë.

Sipas CNN, 9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton mundjen e nazistëve në vitin 1945.

Dhe zyrtarët perëndimorë kanë besuar prej kohësh se Putini do të përdorte rëndësinë simbolike dhe vlerën propagandistike të asaj dite për të shpallur ose një arritje ushtarake në Ukrainë ose një përshkallëzim të madh – ose të dyja.

Kështu, zyrtarët kanë filluar të flasin për një skenar, që është se Putini i shpall zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj.

Deri më sot, Putini ka këmbëngulur t’i referohet konfliktit brutal si një “operacion ushtarak special”, duke ndaluar në mënyrë efektive fjalë të tilla si pushtimi dhe lufte.

“Unë mendoj se ai do të përpiqet të lëvizë tutje nga ‘operacioni i tij special’”, ka thënë Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, javën e kaluar.

“Ai do të tentojë të krijojë terrenin për të qenë në gjendje të thotë ‘shikoni, kjo tani është një luftë kundër nazistëve dhe ajo që më duhen janë më shumë njerëz”.

Gjatë gjithë konfliktit, Putin e ka arsyetuar vazhdimisht pushtimin e tij në Ukrainë, një vend me një president hebre, si një fushatë të supozuar “denazifikimi”, një përshkrim i hedhur poshtë nga historianët dhe vëzhguesit politikë.
Një deklaratë zyrtare e luftës më 9 maj mund të forcojë potencialisht mbështetjen publike për pushtimin.

Gjithashtu, sipas ligjit rus, do t’i lejonte Putinit të mobilizojë forcat rezervë dhe rekrutët, për të cilët zyrtarët thonë se Rusia ka shumë nevojë për shkak të mungesës në rritje të fuqisë njerëzore.

Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë vlerësuar se të paktën 10,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë që kur Rusia filloi agresionin pak më shumë se dy muaj më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...