25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Putini shpalli armëpushim, por bombardimet në Ukrainë vijojnë

Armëpushimi i shpallur nga Rusia në Ukrainë, për Krishtlindjen ortodokse, është thyer pas shkëmbimeve të zjarrit përgjatë vijës së frontit, duke përfshirë në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, dhe në rajonin lindor të Luhanskut, thonë zyrtarët ukrainas.

Departamenti i zjarrfikësve në Herson u bombardua më 6 janar, tha Yaroslav Yanushevych, kreu i administratës ushtarake rajonale, i cili tha se personi i vrarë ishte zjarrfikës dhe shtoi se katër të tjerë u plagosën.

Trupat ruse vazhduan sulmet e tyre në Luhansk, pavarësisht armëpushimit të shpallur në mënyrë të njëanshme, tha guvernatori i rajonit, Serhiy Hayday.

Ai tha se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës më 7 janar do të njoftojë për shkallën e granatimeve dhe sulmeve që ndodhën.

Më 5 janar, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëroi forcat e armatosura ruse që të zbatojnë një armëpushim përgjatë vijës së kontaktit me trupat ukrainase, më 6 dhe 7 janar, për festën e Krishtlindjes ortodokse.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi më vonë se forcat ukrainase vazhduan të bombardonin pozicionet e saj.

Zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov, raportoi për sulme të shumta ukrainase në rajonet lindore të Donjeck, Luhansk dhe Zaporizhja.

Javën e kaluar Putini i tha homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, se është i hapur për dialog me Ukrainën nëse Kievi pranon se territoret e pushtuara nga Moska janë territore ruse.

Sipas njoftimit të Ankarasë, Erdogan i kërkoi Putinit shpalljen e armëpushimit “të njëanshëm” në Ukrainë.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...