11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Putini u ofron nënshtetësi për vete dhe familjen, të huajve që luftojnë për Rusinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një dekret që mundëson shtetasve të huaj që luftojnë për Rusinë në Ukrainë të marrin nënshtetësi ruse për veten dhe familjet e tyre. Sipas dekretit, persona që kanë nënshkruar kontrata gjatë thirrjeve të Moskës për “operacionin e veçantë ushtarak” në Ukrainë mund të aplikojnë për pasaportë ruse.

Kërkesa përfshin dokumente që dëshmojnë regjistrimin në ushtri për së paku një vit. Aplikimi është i hapur për ata që kanë kontrata me forcat e armatosura ose “formacionet e tjera ushtarake.” Ky dekret duket se synon të nxisë të huajt me përvojë ushtarake të bashkohen me forcat ruse në konfliktin në Ukrainë. Numri i shtetasve të huaj që luftojnë përkrah Rusisë në Ukrainë mbetet i panjohur.

Megjithatë, Reuters ka raportuar në të kaluarën se kubanët, të cilët u regjistruan në ushtrinë e saj në këmbim të bonuseve të barasvlershme me njëqindfishin e pagës mesatare të Kubës, dhe për tre afrikanë të rekrutuar nga Wagneri, prej të cilëve dy u vranë duke luftuar.

Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane ka gjetur se lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë me 315.000 trupa të vdekur dhe plagosur, apo mbi 90 për qind e trupave me të cilat e nisi konfliktin.

Rusia i thirri 300.000 ushtarë shtesë në shtator 2022 në mobilizimin e saj të parë prej Luftës së Dytë Botërore. Ka pasur raportime të vazhdueshme se ajo do ta përsërisë këtë lëvizje, mbase pas zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat Putini pritet ta vazhdojë mandatin edhe për gjashtë vjet të tjera.

Kremlini ka thënë vazhdimisht se nuk i nevojitet tjetër mobilizim, megjithatë, pasi qindra mijëra burra nënshkruan kontrata vullnetarisht vitin e kaluar për t’u bërë ushtarë profesionistë.

As Rusia e as Ukraina nuk kanë treguar cila është shkalla e humbjeve të tyre në luftën tashmë 22-mujore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...