29 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Pasaporta e Kosovës ngjitet 90 pozicione pas liberalizimit të vizave

Pas liberalizimit të vizave nga shtetet anëtare të zonës Schengen, pasaporta e Kosovës ka ngjitur 90 pozicione në Indeksin e Pasaportave të VisaGuide.World. Bazuar në përditësimin e janarit, pasaporta e Kosovës tani renditet në vendin e 98-të, duke u ngjitur nga pozita e 188-të muajin e kaluar.
Themeluesi i VisaGuide.World, Besart Bajrami, e quan këtë lëvizje si një “arritje historike” për Kosovën.

Që nga data 1 janar 2024, poseduesit e pasaportave biometrike të Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 44 vende të botës. Përveç kësaj, qytetarët e Kosovës mund të hyjnë edhe në katër vende të tjera pa pasaportë, vetëm me letërnjoftim – Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Gjithsesi, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për vizë tradicionale për të udhëtuar në gjithsej 97 vende të botës, vizë që merret në kufi kur planifikojnë të vizitojnë 32 shtete, si dhe një e-vizë për 33 vende.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...