18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Do të ftohesh emocionalisht me djalin”, Qetsori nuk humb kohë thumbon Oltën

Qetsori banori më i ri i shtëpisë së “BBV” nuk ka humbur kohë dhe ka filluar të futë xixat e para në shtëpi.

Pas përfundimit të Prime-it mbrëmë, banori filloi të diskutonte me “tone pak të ashpëra” me Luizin dhe Kiarën, me të cilët u bë e qartë që dje që nuk do të ketë një marrëdhënie të mirë, ndërkohë ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë me banorët e tjerë të shtëpisë, Oltën dhe Maestron.

Teksa po diskutonin për lojën, Olta i tha Qetsorit se ka vendosur që të mos shfaqë emocionet e saj në lojë, pasi sipas saj diçka e tillë do ta penalizonte.

Ajo i tha Qetsorit se i vetmi rast që ka qarë është kur ka dalë Amosi nga shtëpia, ndërsa më tej shtoi se e ka mbajtur përbrenda mallin që ka për djalin e saj të vogël.

Në lidhje me këtë, Qetsori, iu përgjigj Oltës se ajo rrezikon që të ftohet emocionalisht, sepse nuk shpreh emocionet për të birin.

Ai i tha se ajo duhet të zgjedhë midis lojës që ka me Luizin, dhe fëmijës së saj.

Sigurisht fjalët e Qetsorit përlotën Oltësn, e cila i tha: Si mund të ftohet zemra e një nëne?

Pjesë nga biseda

Olta: Të bredshmen time nuk e kupton njeri. Unë kam vendosur të mos a nxjerrë. Njëherë qava për shokun tim, Amosin dhe ma kujtojnë akoma. Kur doli video e çunit më çoi në një emocion që nuk e përmblidhja dot. Ose duhet ta përmbledh atë emocion e ta mbaj në një paketë, ose do shpërthejë, dhe unë nuk do qendroj dot më këtu brenda. Unë po shpërtheva gjendjen time emocionale që kam nuk vazhdoj dot këtu.

Qetsor: Ju po rrezikoni të ftoheni.

Olta: Jo çfarë thua, realisht prekem shumë kur e thua këtë. Si mund të ftohet zemra e një nëne?

Qetsor: Po nuk e diskutove, rrezikon të ftohet.Ti i bie të rrezikosh, ose të harrosh fëmijën që mos kesh ndjesi emocionale, ose të harrosh Luizin.

Olta: E kam çengel në kokë, nuk më ikën nga mendja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...