33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Durrës 34-vjeçari i shpallur në kërkim

Pas finalizimit të operacionit të kodua “Pjesëtari” është arrestuar në Durrës 34-vjeçari Denis Shahini.

Bëhet me dije se ky operacion është finalizuar pas një hetimi 17 mujor të zhvilluar me metoda speciale hetimi.

Nga hetimet e kryera gjatë këtij procedimi, u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë.

Në një nga episodet, konkretisht më datë 04.04.2022, është arrestuar në Vlorë, shtetasi P. H., dhe ka rezultuar se lëndën narkotike të llojit heroinë që iu gjet këtij shtetasi, ia ka shitur shtetasi Denis Shahini.

 

 

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, pas një hetimi 17-mujor me metoda speciale hetimi.

Kapet dhe vihet në pranga pjesëtari i një grupi kriminal.

34 vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje, ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të procedimit penal të nisur në shtator të vitit 2021, për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtari”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Shahinë, Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2021, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe më pas të referuara në Prokurori, ku u regjistrua një procedim penal për këtë rast.

Nga hetimet e kryera gjatë këtij procedimi, u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë. Në një nga episodet, konkretisht më datë 04.04.2022, është arrestuar në Vlorë, shtetasi P. H., dhe ka rezultuar se lëndën narkotike të llojit heroinë që iu gjet këtij shtetasi, ia ka shitur shtetasi D. Sh.

Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, më datë 01.03.2023, kishte lëshuar urdhër ndalimi, për veprat e mësipërme penale.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas, kryesisht të shpërndarjes së drogave të forta, të veprimeve të kryera për llogari të grupit kriminal, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...