Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se kanë vjedhur më shumë se të gjithë hajdutët e Shqipërisë në 110 vite së bashku.
Nga Gjirokastra, Berisha ftoi shqiptarët në protesta për dinjitetin, ekzistencën, qenien dhe të ardhmen.
“Në qoftë se marrim 100 vitet e fundit, ajo që quhet qeveri e Edi Ramës me Edi Ramën në krye ka vjedhur më shumë se çdo qeveri dhe se të gjithë hajdutët e Shqipërisë në 110 vite të marra së bashku. Kurrë ndonjëherë në këtë vend vjedhje të tilla që tejkalojnë vjedhjet e 110 viteve nuk kanë ndodhur siç ndodhin me këtë qeveri. Ndaj i ftoj shqiptarët të ngrihen në një protestë për dinjitetin, ekzistencën, qenien dhe të ardhmen”, deklaroi Berisha.