27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Berisha: “Qëndrimi i Edi Ramës ndaj mediave është një reminishencë e trashëguar ndaj armiqve”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama kujdeset më shumë për xhepin e tij.

Nga qyteti i Gjirokastrës, Berisha tha se qeveria Rama me politikat e saj po e zbraz këtë qytet.

Gjithashtu kreu i PD foli edhe për situatën në Partinë Demokratike duke u ndalur edhe tek ‘lokalet’.

“Është ligji i mafies dallimi esencial midis një qëveri që ndjehet e lirë dhe jo e kapur është transparenca. Qëndrimi i Edi Ramës ndaj mediave është një reminishencë e trashëguar ndaj armiqve, ndaj kundërshtarëve, ndaj kritikëve. Ai ka një involucion real, një njeri që në vitin ’90 vinte dhe propagandonte standardet e lirisë së fjalës, tani rikthehet në standardet e etërve të tij. Rikthehet dhe nxjerr nga subkoshienca ato standarde, është unik në Europë për mallkimet e tij ndaj gazetarëve.

Ai po të kishte kampet përqendrimi çdo gazetar kritik do përfundonte për riedukim në kamp. Pra i dalin nga subkoshienca këto trashëgime. Nëse ju kujtohet zonja e tij shtroi vite më parë një dhe për të fundit herë një darkë në pallatin presidencial për gazetarët dhe aty foli për gjilpërat me helm që i bënin burrit të saj. Këto ishin mendime të Ramës, por nuk kisha dëgjuar kurrë. Vetëm në libra mund të lexosh se gazetarët që i kritikonin të shoqin po i bënin gjilpëra me helm.

Në këtë aspekt ata kanë problem të thellë familjar me mediat dhe fjalën e lirë dhe qëllimi i vetëm është largimi nga pushteti. Por qëndrimi i prerë i PD në pushtet do të jetë asnjë padi ndaj gazetarëve. Lidhur me mbetjet ju e dini se magneti i mafies në Shqipëri dhe në botë janë plehrat. Nuk ka asnjë standard, i lanë me javë të tëra, janë 100 kg thonë janë dy tonë. pra jo rastësisht është krijuar e gjithë kjo, ku qeveria është shndërruar në mafien e plehrave sepse janë burim pasurie të jashtëzakonshme.

A mund të imagjinoni ju fushën e Sharrës në të cilën pronari Edi Rama me Erion Veliajn, u marrin shqiptarëve 29 euro për ton. Por toni i tyre e keni vetë parasysh si shumohen. Një fushë grumbullimi plehrash shndërrohet në minierë floriri. Tani për Gjirokastrën mund të them se ministrja Kumbaro kalon nga bujtina në bujtinë me gotë në dorë dhe nuk bën keq le të shkojë, por problemi është se afër nesh është Gjykata e Apelit dhe e mbyllën.

Qeveria duhet të marrë masa të forta, sot Gjirokastra është e listuar në trashëgimi botërore në UNESCO, çdonjëri që vjen në Shqipëri do ketë dëshirë ta vizitojë, por këta shtetarë e kanë hallin më shumë tek shtëpia e Enver Hoxhës. PD do bëjnë gjithçka për rivitalizimin e këtij qyteti, do të rikthejë institucionet në Gjirokastër”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...