20.5 C
Tiranë
Monday, October 21, 2024
spot_img

Qindra demokratë nga nga gjithë vendi nisen drejt Tiranës për të hapur dyert e ‘shtëpisë së demokratëve’

Pas tentativave të njëpasnjëshme për të hyrë dhe marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot një protestë para selisë blu.

Protesta e thirrur prej tij do të mbahet sot në orën 12:00 para selisë së PD, ku pritet të grumbullohen simpatizantët e Berishës për të hapur më pas dyert e ‘shtëpisë së demokratëve’, sikurse ka premtuar ish-kryeministri.

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit e mbështetësit e Berishës kanë organizuar militantët nga gjithë vendi për t’ju bashkuar protestës para selisë së PD.

Sipas organizatorëve të protestës  nga Durrësi pritet të nisen sipas tyre rreth 1200-1500 militantë të Berishës.

Nga Qarku i Gjirokastrës janë nisur 250 demokratë për të marrë pjesë në protestë, ndersa nga Kruja 500 persona.

Mëngjeisn e sotëm janë nisur gjithashtu militantë nga Korça drejt kryeqytetit, me qindra  protestues, rreth 300 nga Korça, rreth 200 nga Devolli e po njesoj dhe nga Maliqi, Pogradeci, Kolonja.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT