28 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Rama aksion për mbledhjen e mbeturinave në Vlorë

Ka nisur sot plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të territorit të Shqipërisë, ndërsa kryeministri Edi Rama vendosi që ky proces të niste nga Vlora, duke zbritur edhe vetë në terren.
Pak pas fjalimit të tij dhe porosive të tij ndaj kryebashiakëve, por edhe thirrjeve për qytetarët, Rama nisi të mbledhë mbeturina.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mbetjet urbane nuk janë sjellë nga fuqi e mbinatyrshme, por nga dora e njeriut. Ai tha se të jesh patriot nuk do të thotë që të marrësh pushkën dhe të lufton për atdheun nga FB-ja, por të ruash dhe mbash pastër vendin.
Deklarta e Kryeministrit
Faleminderit të rinjve që janë këtu me ne, për t’i dhënë një kuptim të plotë këtij procesi, i cili është ngritur mbi eksperiencën e disa viteve dhe mësimeve, dhe mbi zotimin se Shqipëria e pastër është prioritet i këtij mandati të tretë. Kur flas për përfshirje sa më të madhe, s’kam parasysh vetëm ata që fizikisht i bashkohen kësaj përpjekje duke qenë të pranishëm në çdo pikë ku shtrihet kjo nismë, por kam parasysh ata që janë në punë e tyre, në lëvizjen e tyre të lirë dhe që janë ndotësit. Këto plehrat këtu s’i ka sjellë nj forcë e mbinatyrshme, s’janë as mbetje arkeologjik, por një ndotje e të gjithë ne së bashku. Sikur atë shishen plastike të mos e hedh në anën tjetër të rrugës, apo familjet që vijnë për të kaluar disa orë në hijen e këtyre pishave, t’i marrë me vete ato mbeturina që prodhohen. Qytetarët kur vjen puna për të bërë komente, janë ambientalistë. Por sa pak janë ambientalistë në fjalë dhe në sjellje, duhet që gjithkush të kthehet nga vetja. Të jesh patriot s’do të thotë që të jesh gati të zbrazës pushkë në FB, apo të luftosh për atdheun duke komentuar nga kafeneja apo shtëpia, por të mbash pastër vendin tënd. Të mos i gërvishtësh fytyrën atdheut tënde. Ky plan buron nga shumë mësime të këtyre viteve. Situata këtu dhe kudo ka qenë më keq, por është shumë keq krahasuar me si duhej të ishte.”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...