35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për kryebashkiakët që “braktisin” bashkitë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë dhe deputetëve që të shtojnë kontaktet me qytetarët dhe të jenë më të pranishëm në komunitetet që përfaqësojnë.

Gjatë një mbledhjeje me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, Rama ka kërkuar që vëmendja të mos përqendrohet vetëm te komunikimi në rrjetet sociale, por te takimet e drejtpërdrejta me qytetarët dhe adresimi i problematikave të tyre.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka kërkuar që zyrat e partisë në rrethe të jenë më aktive dhe të shërbejnë si pika kontakti për shqetësimet e komunitetit.

Rama kritika edhe për kryebashkiakët

Në një aktivitet për infrastrukturën urbane, kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi edhe për disa kryetarë bashkish, të cilët sipas tij nuk po qëndrojnë pranë komuniteteve që drejtojnë.

Pa përmendur emra konkretë, Rama tha se ka marrë ankesa nga qytetarët për drejtues vendorë që largohen nga bashkitë gjatë javës dhe qëndrojnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës.

“Me një vërejtje për disa nga kryetarët e bashkive, nuk dua t’i përmend këtu me emra, që janë bërë pak problem, po e them në mënyrë të butë, për komunitetin, pasi nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës, por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës atje. Është shumë e rëndësishme që kjo praktikë të marrë fund. Nuk janë të gjithë, janë disa. Herën tjetër do të duhet t’i përmend me emër dhe publikisht”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se shqetësimet kanë ardhur kryesisht nga bashki të jugut dhe juglindjes së vendit, përgjatë aksit Tiranë–Korçë.

“Lënë komunitetin dhe detyrën para se të vijë momenti zyrtar i pushimit dhe vijnë në Tiranë. Kjo s’është e justifikueshme dhe e pranueshme. Besoj që kam gjithë mirëkuptimin tuaj për të adresuar një orë më parë këtë shqetësim që më ka ardhur nga disa prej komuniteteve tuaja”, u shpreh ai.

Fokus te organizimi i PS-së dhe proceset e ardhshme

Mbledhja me drejtuesit politikë vjen në një periudhë kur Partia Socialiste po përgatitet për proceset e saj të brendshme organizative. Gjatë muajve të verës pritet të nisë zgjedhja e drejtuesve të rinj të degëve të partisë në të gjithë vendin.

Në takimet e fundit, vëmendja e mazhorancës është përqendruar edhe te procesi i integrimit europian të Shqipërisë, si dhe te përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ndërkohë, Rama ka vijuar të komentojë zhvillimet politike dhe protestat që po mbahen në Tiranë, duke përsëritur se nuk do të japë dorëheqjen përballë kërkesave të protestuesve dhe duke i cilësuar ato si një fenomen që ndikohet në masë të madhe nga dinamikat e rrjeteve sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...