17.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Rama-Alibeajt: Edhe shifrat e Eurostat tregojnë se ne e kemi inflacionin në nivelet më të ulëta

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kuvend iu përgjigj kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Enkeled Alibeaj duke i thënë se ai me siguri banon në ndonjë planet tjetër përderisa shtron pyetje retorike sa i takon krizës.

Alibeaj tha se si është e mundur që Shqipëria të quhet europiane me këto lloj çmimesh, e ndërsa kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se kjo situatë është globale e madje dhe shifrat e Eurostat tregojnë se vendi ynë ka mbajtur inflacionin në nivelet më të ulëta në rajon.

Rama: Nuk mund të miratojmë paketa afatshkurtra për krizën.

Parafolësi ngriti shumë pyetje retorike, çfarë europiane ka sot në vend kur çmimet rriten. Jam i bindur që nuk jetoni këtu, banoni në ndonjë planet tjetër, emri i të cilit mbetet mister. Nëse ka diçka që po shqetëson jo vetëm Europën por mbarë botën është rritja e çmimeve dhe është situatë në të cilën shifrat e Eurostat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i ulëti në rajon.

Mbulesa e garantuar deri më tani për të mos lejuar që në faturat të shfaqet çmimi real është 330 milionë euro të shpenzuara nga kompania e energjisë dhe shteti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...