13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rama: “Duam të shtyjmë me mbështetje financiare ata të rinjtë që duan të fusin në biznes përmes teknologjisë, 250 mln lekë fonde për start up”

Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin tek rëndësia që do u jepet personave me ide inovative të cilët duan të nisin një startup.

Gjatë publikimit të paketës fiskale Rama tha se do të ketë mbështetje fianciare për ata të rinj që duan të futen në rrugën e biznesit përmes teknologjisë.

Rama tha se ka një fond prej 250 mln lekë fond për start upe dhe shtoi se çdo i ri deri në moshën 29-vjeç do të mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim.

“Dhe në ndërkohë duke shtyrë sa më shpejt procesin e fiskalizmit bashkë me të gjithë procesin tjetër. Mbështetja për të rinjtë, ata që kanë ide novatite , për start upe, nuk është vetëm në këtë zonë të buxhetit po është horizontal vullneti për tu përfshirë më kë të valë të re zhvillimi.

Faktet flasin dhe për të rinjtë në fshatra që janë të punësuar jashtë pa lëviz fare nga shtëpia, ndërkohë që ne duam të shtyjmë me mbështetje financiare ata të rinjtë që duan të fusin në biznes përmes teknologjisë. 7 programe synohen të nxiten rreth 5 mijë individë, që të hapin biznese të tyre. 250 mln lekë fonde për start up, fond të veçantë për garancinë rinore, ku çdo i ri në 29  vjeç, që do mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim”, tha Rama. 

Ai tha se me paketën e re paga e pataksuar shkon deri në 400 mijë lekë dhe se deri në 2029 nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël nën 140 milionë lekë fitime.

“Duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje. Ka kërkuar kohë, mund, kosto morale, kohe, psikologjike por janë gjëra që kërkojnë kohën e tyre. Dy masa të rëndësishme të paketës fiskale që janë me impakt edhe në zonën e aktivitetit të bioznest të vogël: rritja e pagës minimale me ambicien që brenda mandatit të shkojmë në 400 mijë lekë të vjetra.

Të punësojmë njerëz që janë me ndihmë ekonomike. Deri më sot kemi pagë pa taksë 300 mijë lekë. Me paketën e re paga e pataksuar shkon deri në 400 mijë lekë. Ka vende punë të lira plot. Këto vende kanë kërkesë për kulifikeme të caktuara. Sot edhe kamarier nuk mund të hysh si dikur. Prandaj ne kemi vendosur një buxhet për të identifikuar njerzit dhe për t’i sjellë ata drejt vendit të punës. Biznesi kur merr fondin e kualifikimit do të bëjë punësimin përkatës. Deri në 2029 nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël”- tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...