10.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Rama i prerë për mbetjet: “Do të ecim me sanksione, do të shkojmë deri në marrjen në administrim të Bashkisë”

Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar me kryetarët e Bashkive në Kryeministri për situatën e menaxhimit dhe vendgrumbullimit të mbetjeve, theksoi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi, ndërsa u tregua i prerë se do të ketë edhe sanksione.

“Ka ndërmarrje të mbingarkuar me njerëz që marrin rroga kot, ndërkohë që në vit rritet borxhi. Kjo është bërë temë tjetër. Sot që po  përgatiten buxhetet është me rëndësi që të gjithë të jenë të qartë se asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë dot filtrin e prefektit. Në këtë proces ka edhe specifika, ka Bashki që kanë vështirësi të caktuar, por kur Bashkia e Lezhë ngrihet dhe çon mbetjet në Bushat, nuk kas asnjë tjetër këtu të thotë jo se është larg…Unë e kuptoj shumë mirë që në fazën e sezonit bashkitë bregdetare duhet të prodhojnë një volum që është më i lartë në raport me mundësitë që kanë.

Por për çfarë përdoren paratë që jepen për administrimin mizerabël të plazheve? Ku shkojnë ato para? Si shpjegohet që pasi plazhet u jepen në administrim privateve , vendosin vetëm shezlongët , vënë edhe tarifat dhe rëra apo zalli janë mbushur me letra, cigare,etj…Kush i ka këta, i kanë ata por përse nuk pastrojnë? Llogaritur me hapat që kemi bërë kemi ende shumë larg .  Shoh çfarë ndodh me Himarën që është ka një fluks të jashtëzakonshme njerëzish gjatë sezonit dhe në darkë duhet të ecësh përmes kazanëve të stërmbushur me plehrave dhe duhet të bashkëjetosh me muzikën në kupë të qiellit dhe erën e rëndë.

Do të vendosim një buxhet të veçantë për bregdetin, do ta ndajmë barrën, një pjesë do ta mbajë Bashkia një pjesë do ta mbështesë qeveria, por nëse kryetarët e Bashkive nuk bëjnë atë që bën kryetari i bashkisë Lezhë, problemi nuk do zgjidhet.

Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht, por fjalët  janë drejt fundit. Ligji parashikon qartë që kryetarët bashkisë janë përgjegjës dhe bashkitë sanksionohen financiarisht për veprime, Do të ecim edhe me sanksione do të shkojnë deri në marrjen administrim të Bashkisë. Ky do të jetë fundi i rrugëtimi të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partnerët e duhur që të garantojnë që Shqipëria në sezonin e ardhshëm të jetë shembull i pastërtisë dhe këtë e them për të gjitha zonat, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...