19.5 C
Tiranë
Saturday, May 23, 2026
spot_img

Rama inspekton punimet në kantierin e rindërtimit në Bubq. Ahmetaj: “Familjet do t’i zgjedhin shtëpitë me short”

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, vizituan ditën e sotme ecurinë e punimeve në kantierin e rindërtimit në fshatin Bubq.

Kryeministri u shpreh se më 26 Nëntor të këtij viti në këtë lagje të re që po ndërtohet do të strehohen rreth 200 familje të prekura nga tërmeti i dy viteve më parë.

Ministri Ahmetaj nga ana tjetër u shpreh se janë drejt fundit për infrastrukturën nëntokësore dhe mbi tokësore, ndërsa shkolla e re e Bubqit ka përfunduar tashmë dhe është hapur për nxënësit e kësaj zone.

“Shkolla ka përfunduar 100% ndërkohë banesat individuale janë në fazën e vendosjes së dyerve, dritareve dhe hidrosanitareve. Ndërkohë ka filluar dhe puna për fazën përfundimtare të infrastrukturës”, – u shpreh ministri Ahmetaj teksa shtoi se, – “në 25 nëntor do futen familjet qoftë tek njësitë individuale qoftë tek apartamentet. Mënyra do të jetë me short publik. Të gjitha familjet do të marrin shtëpi në mënyrë transparente, do ta zgjedhin vetë nëpërmjet shortit publik, se ku do ti bjeri shtëpia në katin e parë, të dytë apo të tretë, në bazë të tipologjisë 1+1, 2+1 apo 3+1”.

Rama theskoi gjithashtu se Bubqi hap pas hapi po kthehet në një qendër urbane të ngritur nga e para, me kushte optimale për banorët dhe komunitetin.

“Nga pikëpamja e planifikimit, e cilësisë së ndërtimit, janë si zona rezidenciale në Tiranë ose dhe në bregdet. Janë si zona ku shkojnë njerëzit që kanë më shumë. Këtu do vijë ata që kanë më pak. Çështja është që edhe pjesën jashtë ta kopsisim mirë. Edhe këto vijat, rrugët, të jetë një gjë e kuadratuar”, – u shpreh kryeministri Rama.

Ndërkohë që ministri Ahmetaj u shpeh se përveç Tiranës dhe Durrësit, ku puna është më voluminoze, në zonat e tjera të goditura nga tërmeti, shenjat po largohen gradualisht.

“Me datë 25 nëntor, vetëm jashtë Tiranës janë gati 3000 familje që futen në shtëpi të reja dhe nuk fusim këtu pallatet DS4 që janë në proces apo DS3 që janë mbaruar. Dalë ngadalë deri në shtator të vitit tjetër nuk do kemi asnjë shenjë nga tërmeti”, – tha ministri Ahmetaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...