Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komentuesve në rubrikën “Sy më Sy” në Facebook, duke ironizuar Partinë Demokratike (PD). Gjatë fjalës së tij, Rama tha se PD e ka bërë Shqipërinë “kashtë e koqe” dhe kërkoi mbështetje për zgjedhjet e ardhshme të 1 majit, duke e cilësuar si një zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Në një fjalim të ashpër, ai tha: “Zgjedhja përmes votës më 11 maj është dramatike, tmerrësisht e qartë: ose një votë për Shqipërinë 2030 dhe për anëtarësimin në BE, ose në gropën e kënetës për të u kthyer prapa”. Rama e vazhdoi ironinë duke theksuar se PD-ja ka sjellë kaos dhe regres për Shqipërinë, duke e quajtur këtë parti një “kënetë” me një “bufë dhe speciesh të tjera politike të ulëta.” Ai theksoi se PD është një parti që ka dështuar për të sjellë progres dhe se, sipas tij, Shqipëria nuk duhet të kthehet pas në “gropën e kënetës.”
Në fund, Rama iu referua edhe listave të mbyllura të kandidatëve të PD, duke thënë se, pavarësisht se qytetarët nuk i duan, “speciet më të ulëta të politikës” do të jenë përsëri pjesë e saj.






