14.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Rama kapet me komentuesit:“Nuk ka drejtësi për 4 të vdekurit e 21 janarit”

Kryeministri Edi Rama është zgjuar ndryshe ditën e sotme ku ka gjetur kohën që të replikojë me disa komentues në “Facebook” të cilët i kujtojnë se është vonuar për të bërë drejtësi për 4 protestuesit e vrarë më 21 janar.

Shumë prej qytetarëve i shkruajnë se kanë kaluar 11 vite dhe askush nuk është dënuar për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa Rama “justifikohet” duke i thënë se Drejtësia e Re vonon por nuk do të harrojë.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shkruan se ndëshkimin me burg për autorët e jep drejtësia dhe jo qeveria-shteti si në 1945.

Komentuesi: Kshu that ju dhe per presidentin ce do e shkrakojme ,por ne fakt po i mbaro mandati,that zbardhim 21 janarin ce ne fakt eshte thjesht date perkujtimore dhe urdheruesi gezon i lire,vertet shpresojme ce ka drejtesi dhe dikush do perballet me kte drejtesi ce po e kerkojme prej kohesh ce nga Gerdeci.

I përgjigjet Rama: “Mbase nuk e ke ndjekur, po ne e kemi shkarkuar presidentin ne parlament, me votim,, mirepo Kushtetuta e kerkon qe fjalen e fundit ta kete Gjykata Kushtetuese, keshtu qe ne e thame ate qe beme dhe e beme ate qe thame, ndersa per sa i perket drejtesise per Gerdecin, mbase as kete ceshtje s’ke pasur mundesi ta ndjekesh, por eshte rihapur hetimi nga drejtesia e re tanime

Komentuesi: ..kur thua ti qe do bejme drejresi qe je ne krye te shtetit kur ndihesh ti i pafuqishem perball kesaj gjendje po ne njerzit e thjeshte qe cdo dite e ndjejme kete padrejtesi ne cdo hap qe hedhim ????..po te ishe ti i vendosur jo vetem qe kjo drejtesi do ishte bere me kohe ..po dhe shume gjera te tjera….

Përgjigjet Rama: Ne vitin 1990 kemi zgjedhur nje sistem demokratik, dmth nuk kemi me sistemin e 1945-es ku drejtesine e bente partia dhe qeveria, keshtu qe na duhet pune e durim per te ndertuar nje drejtesi te drejte e te pavarur, prandaj e beme edhe Reformen ne Drejtesi, qe po te ishte bere ne vitet 90 sot nuk do kishim keto halle!

Qytetari i shkruan me ironi: Te erdhi dita prap te hedhesh lule ne bulevard…se drejtesi duhen edhe ca vite te demostrosh Zotrote si Kryeminister.

Përgjigjet Rama: Po, je shume i sakte, duhet ende kohe qe Reforma ne Drejtesi te jape te gjitha frytet e saj, sepse u be vetem para pak vitet se po te ishte bere qe ne vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot! Drejtesia ne demokraci nuk behet me suste, s’jemi ne vitin 1945, kemi nderruar sistem, nuk e ben kryeministri as partia drejtesine lavdi Zotit, prandaj duhet durim sepse ato vendet me drejtesi qe shohim ne, kishin sistem drejtesie te drejte kur ne s’ekzistonim fare si shtet!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT