36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

16 kandidatë për dy vende bosh në Bankën e Shqipërisë,kush janë kandidatët kryesor

Mandati i dy prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ka përfunduar që prej muajit dhjetor 2021. Bëhet fjalë për mandatet e anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të zgjedhur në dhjetor 2014, si propozime të vetë Kuvendit të Shqipërisë.

Duke qenë se mandatet e përfunduara duhet të përtërihen me kandidatë të propozuar nga vetë Kuvendi, gjatë muajit dhjetor ky institucion shpalli vendet vakante dhe nisi procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve.

Pranë Kuvendit të Shqipërisë u paraqitën 16 aplikime për dy vendet vakante, nga kandidatët Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Marta Muço, Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti, Rezarta Bitri, Emis Çerava, Manuela Tandini, Artur Mamadhaj, Blendi Sena dhe Onorina Jata.

Sipas ligjit, kandidatët që marrin mbështetjen e 28 deputetëve i propozohen Kuvendit për t’u votuar në seancë plenare. Deri tani, asnjë nga kandidatët nuk është zyrtarizuar si propozim për Kuvendin. Megjithatë, burime nga gara bëjnë të ditur se kandidatët e përzgjedhur nga mazhoranca për t’u mbështetur në këtë garë janë Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli.

Natasha Ahmetaj ka mbajtur në shtatë vitet e fundit edhe detyrën e zëvendësguvernatorit të dytë të Bankës së Shqipërisë, duke qenë një nga tre anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës me funksione ekzekutive dhe e punësuar me kohë të plotë në bankën qendrore.

Rikandidimi i saj nënkupton se Banka e Shqipërisë dhe mazhoranca në Kuvend e mbështesin për të vijuar detyrën e zëvendësguvernatores së dytë dhe anëtares së Këshillit Mbikëqyrës. Para se të zgjidhej në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në 2014, znj.Ahmetaj ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), ndërsa më herët ka ndjekur karrierën akademike si pedagoge në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Kandidati i dytë që pritet të mbështetet nga mazhoranca është Anastas Angjeli. Përveç eksperiencës akademike, Angjeli ka një përvojë prej më shumë se dy dekadash në politikë, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si ish-ministër i Financave, ish-ministër i Ekonomisë, dhe ish-ministër i Çështjeve Sociale.

Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” nuk iu lejon anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e zëvendësuesve, ndaj përfundimi i mandatit të një anëtari krijon boshllëk në këtë organ. Në fillim të muajit shkurt, do të përfundojë edhe mandati i anëtarit Gent Sejko, që mban njëkohësisht edhe detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Për momentin, vakancat nuk pengojnë vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës, sepse ligjërisht ky organ mund të marrë vendime me praninë e shumicës së thjeshtë të numrit të anëtarëve. Megjithatë, një moment bllokimi u krijua në vitin 2018, kur përfundoi mandati ligjor i gjashtë prej anëtarëve, ndërsa procedurat për zëvendësimin e tyre u zhvilluan me vonesë. Kjo krijoi një situatë të paprecedentë, duke bllokuar vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës për një periudhe afërsisht dymujore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...