27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Rama: “Kemi rënë dakord që në kuadrin e 110 vjetorit të flamurit tonë kombëtar të organizojmë kuvendin e përbashkuar të të dyja republikave”

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prishtinë është arritur dakordësia që në nëntor, për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të mbahet për herë të parë Kuvendi i përbashkuar i të dy Republikave.

“Pas çdo mbledhjeje ne i afrohemi pak më shumë qëllimit madhor të dokumentit të partneritetit strategjik të nënshkruar në 2014. Sot kemi rënë dakord që në kuadrin e 110 vjetorit të flamurit tonë kombëtar, të pavarësisë së Shqipërisë, të organizojmë kuvendin e përbashkuar të të dyja republikave, një seancë jubilare ku deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për të adresuar popullin shqiptar kudo ndodhet, po ashtu kemi rënë dakord që në periudhën e fundit të vitit të publikojmë revistën bashkëqeveritare, për të parë faktet dhe shifrat e bashkëpunimit, marrëveshjet dhe nivelin e zbatimeve. Do kemi një fletore zyrtare të të dyja qeverive që do publikohet në fund të çdo viti.

Albini e tha me fjalë të tjera, unë po e them me shifër, volumi tregtar mes dy vendeve para bashkëpunimit, ishte 136 milion euro, një volum qesharak, sot jemi 433 euro, por duam të shkojmë mbi 1 miliard, por nuk mund ta quash shifër të papërfillshme.

Ndërkohë Rama foli për marrëdhënien mes tij dhe qeverisë së Kosovës së drejtuar nga Albin Kurti.

“Kam dhe një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje e mungesë së ecurisë së punës mes dy qeverive.

Me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara përfshirë dhe ato në të kaluarën. Shpresoj që ky të konsiderohet një fakt e jo arsye për të bërë spekulime të tjera të natyrës politike se unë jam i papërfshirë dhe i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...