8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Rama ndër të parët që uroi fitoren e Erdogan, pas tij dhe presidenti Begaj

Urimet e para për fitoren e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në balotazhin presidencial vijnë nga lideri i Katarit, i Hungarisë, i Somalisë dhe ai i Pakistanit.

Edhe Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj e kanë uruar Erdoganin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama ka shprehur mesazhin e tij të urimit në shqip dhe në turqisht. ’Urime për fitoren Zoti President. Zaferiniz için tebrikler Sayın Başkan’, shkroi Rama në Facebook.

Ndërsa presidenti Bajram Begaj uroi Erdogan me fjalët: ‘Urime të përzemërta Recep Tayyip Erdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë dhe do të rritet më tej’.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, po ashtu e përgëzoi presidentin Erdogan për, siç shkroi ai në Twitter, ‘fitoren e tij të padiskutueshme në zgjedhje’.

Ndërkaq, kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, në mesazhin e tij të urimit e përshkroi presidentin Erdogan si ‘një nga liderët e paktë botërorë, politika e të cilit është në shërbim të publikut’.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...